Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM është për realizimin e Deklaratës ndërsa kundër Manifestit

OBRM-PDUKM sot përmes një kumtese ka thënë se LSDM është duke heshtur rreth Manifestit, kurse pranon të realizojë Deklaratën e Tiranës e cila bën përçarje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘A i pengojnë LSDM-së parimet për qeverisje të së drejtës? Sepse në vend të qeverisjes së drejtë dhe shtet të së drejtë duan shtet të robëruar nën mantelin e LSDM-së dhe lidhjeve të tyre kumbare në sistemin e drejtësosë si Medarski, Bubevski dhe PSP’, thuhet ndër të tjera nga OBRM-PDUKM.

Sipas OBRM-PDUKM, LSDM është kundër Manifestit unifikues, kurse është për Deklaratën nga Tirana, e cila propagandon binacionalizëm, dygjuhësi dhe federalizim. /Telegrafi/