Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM është e frikësuar, për këtë shkak ikin nga zgjedhjet e parakohshme kuvendare

Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “LSDM është e frikësuar. E dinë se populli nuk e ka ndërmend t’i durojë krimet dhe paaftësinë e tyre dhe për këtë shkak ikën nga vendimi për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare”.

Sipas OBRM-PDUKM-së zgjedhjet e parakohshme kuvendare janë i vetmi shpëtim për Maqedoninë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“LSDM tashmë dy vite nuk bën asgjë për shtetin dhe për qytetarët. Shpenzuar miliarda euro para të popullit, dhe s’ka asnjë projekt”, thonë nga OBRM-PDUKM/

Ata shtojnë se paratë në vend të qytetarëve mbarojnë te karteli i Qeverisë dhe firmat e tyre dhe se LSDM e shndërroi Maqedoninë në shtet kriminal.

“Përçmimi i shtetit dhe kaosi nuk duhet të vazhduar. LSDM duhet të ikë. Janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme kuvendare. LSDM duhet të inkurajohet dhe të paktën një herë të vendos interesin e qytetarëve para atij partiak dhe kartelit kriminal”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/