Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM, sot pasdite përmes një njoftimi ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM, Goran Sugareski, i cili kërkoi seancë për pyetje deputetësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Sugareski në konferencën e sotme për shtyp aktroi dhe përpiqej ta paraqes LSDM si parti e cila përpiqet dhe kërkon seancë urgjente për pyetje deputetësh, thuhet në reagimin e grupit parlamentar të kësaj partie.
Nga OBRM-PDUKM, përkujtojnë se deputet e LSDM, tashmë një vit e gjysmë nuk vinin në punë ndërsa merrnin paga nga qytetarët dhe lëshuan gjithsej 10 seanca në të cilat do të kishin mundësi të parashtrojnë pyetje deputetësh.
Në disa seanca për pyetje deputetësh në të cilët merrte pjesë LSDM, siç thuhet në njoftim, ata e kanë keqpërdorur të drejtën për parashtrimin e pyetjeve që u interesojnë qytetarëve dhe vazhdimisht, sipas tyre, kanë lexuar njoftime partiake dhe pyetje të porositura nga Zaev dhe Shekerinska.
“LSDM as që mundet ti mbrojë interesat e qytetarëve në Kuvend, sepse ata as që i dinë problemet e qytetarëve, e as që përpiqen që përmes takimeve me to ti zbulojnë. Grupi parlamentar i LSDM në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë shërben vetëm për realizimin e urdhrave dhe udhëzimeve që vijnë nga selia e partisë dhe kreu i saj, e jo për ti përfaqësuar interesat e qytetarëve të cilët i kanë votuar në zgjedhje”, thuhet në reagimin e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM./Telegrafi/