Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM dhe Janeva të mos u drejtohen mediave me ‘fjalorin’ e turpit!

OBRM-PDUKM dënon ashpër sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve të ‘Republika’ dhe Tv Sitel nga ana e LSDM-së dhe bashkëpunëtorët e Katica Janevës, tha Vllatko Gjorçev, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Turpësisht dhe e pahijshme është që të urdhërohet ‘hajkë’ dhe fizikisht të sulmohen gazetarët vetëm për shkak se LSDM-ja dhe Katica Janeva nuk u pëlqen ajo që ata ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale. Kjo është vetëm vazhdimësi e sjelljeve të turpshme të LSDM-së deri te mediat të cilët vazhdimisht na kujton matricën totalitare të kësaj partie. Krimineli i aboluar, Zoran Zaev dhe të gjithë mediat mbi të cilat ai nuk ka kontroll, i ka deklaruar si armiqtë e tij politik dhe iu drejtohet atyre me fjalorin e së cilës turprohet çdo qytetarë i Republikës së Maqedonisë’, tha Gjorçev. /Telegraf/