Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI të pranojnë uljen e akcizës për derivatet për 50%

LSDM dhe BDI të pranojnë uljen e akcizës për derivatet për 50%, nevojiten masa reale, thonë nga OBRM-PDUKM.

Propozimi i OBRM-PDUKM-së i përkthyer në zgjidhje ligjore të martën do të jetë në rend dite në Kuvend. Zgjidhja ligjore parashikon uljen e akcizës për karburantet me 50%, që do të jetë një ulje reale e çmimit total të karburanteve.

“Çmimi i derivateve me LSDM në vitin fundit është rritur për mbi 100%. Në prill të vitit 2020, një litër naftë shitet për 46 denarë, ndërsa tani me çmim prej 97 denarë. Situata është e njëjtë edhe me benzinën, në prill të vitit 2020 një litër shitej për 48 denarë, ndërsa tani me çmim prej 93 denarë, për një vit e gjysmë derivatet janë rritur më shumë se kurrë.

Dhe e gjithë kjo është kryesisht për shkak të rritjes së akcizës. Për akcizën e lartë fajin e ka qeveria, sepse prej 5 vitesh po e rrisin, e cila ka sjellë humbje të mëdha për transportuesit, fermerët dhe qytetarët në tërësi. Qeveria të lërë populizmin ditorë dhe të pranojë masa e cila është e dobishme për qytetarët: LSDM dhe BDI për 5 vite me akcizë të madhe po i grabisin qytetarët”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/