Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM dhe Arsovska qëndrojnë pas kaosit në Shkup

Kaosi me transportin publik në Shkup ka nxitur akuza në mes partive më të mëdha maqedonase.

Nga opozitarja OBRM-PDUKM, thonë se pas kaosit të krijuar me transportuesit privatë qëndrojnë Danella Arsovska dhe LSDM.

“Koalicioni i fshehtë Kovaçevski-Arsovska doli në sipërfaqe. Këtë edhe vetë Kovaçevski e ka pranuar duke theksuar se ka pasur takim me Arsovskën në Qeveri. LSD dhe Arsovska qëndrojnë pas kaosit në Shkup”.

“Kovaçevski dhe Arsovska janë fajtor për vjedhjen ndaj shkupjanëve. Koalicioni i tyre është vetëm për biznes dhe tenderë në katër sy. Arsovsa ka emëruar kuadër të LSD-së për drejtor të NQP-së. Drejtori i NQP-së, Stojkovski personalisht e ka nënshkruar furnizimin prej 27 milion eurove për naftë me çmim prej 2 euro për litër”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndërsa nga LSDM sot thanë se shkaktarë të situatës në kryeqytet janë OBRM-PDUKM-ja së bashku me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska./Telegrafi/

 

Exit mobile version