Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM me 320 milionë eurot e harxhuara mund të ndërtonte 1.000 stacione policore

Në një kumtesë për shtyp, nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM gjatë tre muajve të kaluar nga rezervat e devizave të shtetit dhe nga një sërë ankande të letrave me vlerë harxhoi mbi 320 milionë euro dhe se me ato para do të mund të ndërtonte 1.000 sttacione të reja policore, si ajo në Jegunovcë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Stacioni i ri policor në Jegunovcë, i cili në përdorim u lëshua gjatë kohës së OBRM-PDUKM-së, kushtoi rreth 300.000 euro. Ishte objekt i ndërtuar nga temeli dhe i plotësonte kërkesat e qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se që kur LSDM erdhi në pushtet, nuk ka plotësuar asnjë premtim, nuk realizoi asnjë projekt, ndërsa paratë e qytetarëve u zhdukën dhe se qytetarët kanë të drejtë të dinë se ku harxhohen paratë e tyre./Telegrafi/