Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSD e ka rritur energjinë elektrike për 2.5 herë, me Mickoskin kishim rrymën e katërt më të lirë në Evropë

LSD e ka rritur energjinë elektrike për 2.5 herë, me Mickoskin kishim energji elektrike të 4-tën më të lirë në Evropë, tani paguajmë të 8-tën më të shtrenjtë. Në vitin 2017 kur kryetari Mickoski ishte drejtor i ELEM-it, ekonomia e Maqedonisë paguante një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike, 5 vjet më vonë kur ELEM-i menaxhohet nga LSD-ja, ekonomia paguan energjinë elektrike më të shtrenjtë se 32 vende tjera në Evropë, thuhet kumtesën e sotme të OBRM-PDUKM-së.

“LSD nuk ka bërë asgjë për të rritur prodhimin. Dhe jo vetëm që nuk është rritur por edhe është ulur. Nga pothuajse 6 orë energji elektrike të prodhuara në një vit gjatë OBRM-PDUKM-së, tani mezi prodhohen 4.

Mungesa e energjisë elektrike mbulohet nga importi që do të thotë dalje e valutës.

Nëse LSD nuk do të ishte e paaftë, do të kishte rritur prodhimin vendas ose të paktën do ta ruante atë. Energjia elektrike e shtrenjtë është pasojë e mosveprimit të qeverisë, kompanitë dhe qytetarët janë viktima të asaj paaftësie”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/