Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua në mënyrë të dhunshme dhe jodemokratike

Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM kërkojnë përgjegjësi nga LSDM për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në “Gazetë Zyrtare”. OBRM-PDUKM thotë se dygjuhësia është e dëmshme dhe me pasoja për Republikën e Maqedonisë.

“Ligji u votua në mënyrë të dhunshme dhe jodemokratike dhe në të njëjtën mënyrë u shpall në ‘Gazetën Zyrtare’ pa nënshkrimin e kryetarit Ivanov, në kundërshtim me Kushtetutën, dhe ligjeve jashtë gjithë procedurave”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pikërisht për këtë, thonë nga OBRM-PDUKM, ngriti padi penale kundër Talat Xhaferit, Nexhbeli Ibrahimi dhe Martin Kostoski, për shkak dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “shoqërim kriminal”.

“Shteti i së drejtës dhe sundimi i së drejtës janë bazat e një shteti demokratik. Prokuroria Publike duhet të lirohet nga presionet politike dhe menjëherë të veprojë sipas padive penale, dhe nëse nuk vepron bëhet bashkëpunëtorë në gjithë procesin”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version