OBRM-PDUKM përmes një kumtese me letër ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të drejtorit të SHPPP-së, Pece Mirçeski, në lidhje me televizorët LED, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘LSD ka formuar shumicën dhe ka formuar qeverinë për t’i realizuar premtimet ndaj qytetarëve dhe jo të aktrojë opozitën’.
Televizorët LED të cilët i përmend drejtori i SHPPP-së janë blerë me procedurë transparente në mënyrë të ligjshme dhe ngelin në pronësi shtetërore.
Nga OBRM-PDUKM shtojnë se në qoftë se është kryer diçka e jashtëligjshme, i bëjmë thirrje LSD të ngrejë procedurë të përshtatshme.
Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta dy vitet e kaluara në emër të Qeverisë së atëhershme të RM-së ka blerë dy ekrana LED, edhe atë për përdorim të jashtëm me vlerë rreth një milionë euro, informoi sot drejtori i SHPPP-së, Pece Mirçevski. /Telegrafi/