Telegrafi

OBRM-PDUKM: Kush po gënjen qytetarët, Zaevi apo Nina?

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zoran Zaev dja tha se e ka ditur për bankën Eurostandard tashmë një vit”.

“Ministrja e Financave, Nina Angellovska deklaroi se nuk ka ditur asgjë. Ky është skandal i madh. Edhe manipulim me qytetarët. Kush gënjen, Zaev apo Nina”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre nëse Nina nuk e ka ditur, atëherë Zaevi në çfarë cilësie e ka ditur, kur pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në procesin e makroekonomisë është Ministria e Financave.

“Nina manipulon dhe gënjen opinionin. Nina e ka ditur dhe është dashur ta dijë sipas funksionit që po e kryen. Me vet faktin që ka tërhequr paratë para kohe është dëshmi për këtë. Angellovska duhet të mbajë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/