Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM kundërshton ligjin e ri për tregjet e gjelbra

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj njoftimit për ligjin e ri për tregjet e gjelbërta.

Nga atje thonë se e zeza e pushtetit i ka kapluar edhe tregjet e gjelbërta. Me ligjin e ri pensionistët, të punësuarit dhe personat që kanë honorarë, nuk do të mund të shesin në tezgat e tregjeve të gjelbërta.

Lexo po ashtu Ligji për tregjet e gjelbra në Maqedoni, “Do të përgjysmohen tregjet” (Video)

“Një ligj i tillë do të rrisë ekonominë e zezë. Me një jetë gjithnjë e më të shtrenjtë, do të krijohen tregje të egra, si përpjekje për të siguruar një ekzistencë më dinjitoze të njerëzve. Kjo do të krijojë probleme të reja sociale në kategorinë më të rrezikuar të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Përveç kësaj, në kushte të tilla shitja e produkteve bujqësore do të jetë më e vështirë, ky hap do të ulë çmimin e blerjes”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version