Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM sot në një konferencë për shtyp kritikoi zgjedhjen e mundshme të Aleksandar Obradoviq si drejtor i mundshëm i kopmanisë shtetorore ELEM. Ai tha se Maqedonia është bërë temë në Serbi me kuadrot katastrofal që emëron Zoran Zaevi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia është bërë objekt për tallje në Serbi për shkak të vendimeve katastrofike që sjell Zoran Zaevi. Të gjithë pyeten si është e mundur që Zaevi t’i jep nënshtetësi dhe planifikon ta emëroj drejtor i ELEM-it, njeriun që është larguar nga pozita e drejtorit të “Elektorpriveda” të Serbisë për hedonizëm, luks dhe punë të papërgjegjshme”, tha Gjorgjievski.
Ai shtoi se një person siç është Obradoviq mund ta shkatërrojë firmën më të madhe shtetërore, e cila sipas tij, ka rëndësi të madhe kapital për ekonominë e Maqedonisë.