Telegrafi

OBRM-PDUKM kritikon pushtetin e LSDM-së për menaxhimin me pandeminë e coronavirusit

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “numri i të infektuarve nga Covid-19 për çdo ditë rritet. Përderisa të gjitha vendet e rajonit po dalin nga kriza, Republika e Maqedonisë në javën e fundit ka 368 të infektuar dhe 25 të vdekur”.

“Numri çdo ditë po bëhet më alarmant, ndërsa LSDM dhe Zaev nuk brengosen. Me këtë dëshmohet se për ato s’është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve dhe pa asnjë turp kërkojnë zgjedhje dhe mbajnë fushatë”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se në kushte kur një pjesë e madhe e LSDM-së dhe Qeverisë ndodhen në vetizolim, ata i gënjejnë qytetarët se pandemia është mposhtur dhe se kjo dëshmon se ata nuk dinë se si të menaxhojnë me pandeminë.

“Edhe Komisioni për Sëmundje Infektive në vend që të propozojë masa që mbrojnë shëndetin e qytetarëve, ata zbatonin masa nën diktatin e Zaevit. Këto tre vite që kur janë në pushtet, nuk u pa asgjë përveç regjimit hibrid, paaftësisë, korrupsionit, krimi dhe varfërimit të qytetarëve. LSDM do jep përgjegjësi”, thonë nga OBRM-PDUKM