Telegrafi

OBRM-PDUKM kritikon Prokurorinë për aksionin e djeshëm për pastrimin e hapësirave publike

Nëpërmjet një kumtese të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zoran Zaev dhe Dragi Rashkovski në rrethana të dyshuara do të ndajnë 72 milionë euro një firme që ekziston dy muaj, ndërsa Joveski dhe Ruskovska në vend se të hetojnë rastin ata vrapojnë pas thirrjes së Zaev për të pastruar”.

“Në rastin Haraçi 2 u dhanë akuza të drejtpërdrejta se janë është bërë haraç me 11 milionë euro, ndërsa Jovevski dhe Ruskovska në vend se të hetojnë krimin, ato mbledhin mbeturina”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Zaev dhe vëllau i tij në mënyrë të drejtpërdrejtë janë akuzuar se janë marrë me haraç dhe se në Maqedoni gjatë gjithë vitit është organizuar haraç i organizuar.

“Shëndetësia u godit nga aferat Virus dhe Insulinë, kishte tender prej 35 milionë euro dhe ministria përdoret si mjet për dhënien e parave nga buxhet, ndërsa Prokuroria në vend se t’i hetojë rastet, pastron hapësira. Rashkovski është i mbytur në krim. Afera Leonardo s’është proceduar, dhe në vend që Prokuroria të procedojë ajo pastronte trotuaret”, shprehen nga OBRM-PDUKM