Telegrafi

OBRM-PDUKM: Kovaçevski negocion me Bullgarinë për Goce Dellçevin dhe për këtë shkak nuk pranon Deklaratën

OBRM-PDUKM përmes një njoftimi thotë se LSDM me ditë të tëra hesht dhe nuk përgjigjet në lidhje me Deklaratën që afirmon figurën dhe veprën e Goce Dellçevit.

Sipas tyre, askush përveç qeverisë së Kovaçevskit nuk sheh diçka kontestuese, ndërsa qeveria refuzoi dhe nuk dha argumente kundër.

“Heshtja e tyre flet shumë. Kjo hap dyshimet se qeveria LSDM BDI e udhëhequr nga Kovaçevski kanë hy në pazar të ri me interesant nacionale maqedonase. Pazari eventual me Goce Dellçevin dhe shitjen e historisë janë goditje ndaj identitetit dhe themelet e Maqedonisë si shtet”, thonë nga kjo parti.

Ata kërkojnë nga Kovaçevski të përgjigjet dhe të mos fshihen pas populli i vet./Telegrafi/