OBRM-PDUKM-ja konsideron se komunat të cilat udhëhiqen nga LSDM-ja opozitare janë ndër më të ndoturat në Maqedoni, duke e akuzuar këtë parti se gënjen rreth cilësisë së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-ja përmend Kumanovën dhe Strumicën si komuna më të ndotura dhe si kouna ku është rritur numri i qytetarëve që ankohen për cilësinë e ajrit dhe ndikimin në gjendjen e tyre shëndetësore.
Duke reaguar ndaj deklaratave të sotme të LSDM-së për ndotjen e ajrit, gjithashtu OBRM-ja e akuzon LSDM-në se në këto qytete nuk është bërë asgjë në drejtim të gazifikimit të amvisërive./Telegrafi/