Telegrafi

OBRM-PDUKM: Komuna e Mavrovës dhe Parku Nacional Mavrova janë përgjegjëse për vrasjen e arushave

OBRM-PDUKM ka reaguar në lidhje me vrasjen e tre arushave në Rostushë të Komunës së Mavrvovës duke theksuar se ndërmarrja publike komunale nuk ka hequr deponitë e egra dhe kjo ka bërë të tërheq kafshët e egra.

“Në anën tjetër, Parku Nacional Mavrova në vend të mborjtjes së mjedisit jetësor, është e orientuar në biznes, prerje të drunjve dhe në vazhdimësi mshel sytë ndaj gjuetisë pa leje”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se vetëm në Maqedoni arushat po vriten në vend se të mbrohen, kurse në parqet nacionale në vend së të mbrohet natyra, po bëhet biznes për shkatërrimin e saj.

“Parku nacional dhe kjo Qeveri bëri makinë biznesi për të fortët lokal. Është sekret publik se prerja e drunjve në pjesët më të gjelbra të Maqedonisë. Autoritetet e tanishme e dinë se do të përgjigjen për gjitha dyshimet për punën e paligjshme”, thonë nga kjo parti.

Ata kërkojnë nga institucionet të ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/