Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “kryetari i Besës për kryetarin e LSDM-së, Zaev tha: ‘Ai është mashtrues që nuk mban fjalë’. Dy muaj më vonë bënë koalicion me atë mashtrues”.
“LSDM dhe Besa sot formuan koalicion për disfatë më 12 prill. Koalicioni është bashkimi i njerëzve pa qëndrime të qarta dhe konkrete”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Zaev është njeriu që bëri regjim hibrid ndërsa ky koalicion është krijimi i një regjimi të plotë dhe se Zaevi është koka e krimit dhe shefi i mafias.
“Zaev është njeriu që qëndron pas krimit, korrupsionit dhe zhvatjes, dhe për këtë shkak Maqedonia ra 13 vende më poshtë në indeksin e korrupsionit”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se ky koalicion është vazhdim i sundimit kriminal ndërsa Lëvizja Besa është partia e cila ishte për federalizim të Maqedonisë dhe se është mirë të dihet nëse Zaev ndan qëndrime të njëjta./Telegrafi/