Telegrafi

OBRM-PDUKM kërkon të hapet hetim për Katica Janevën

OBRM-PDUKM kërkon që të hetohet puna e Prokurorisë Speciale Katica Janeva dhe ekipit të saj, si dhe të ngritet aktakuzë për shkak të dyshimeve për kryerjen e krimit.

Sipas zëdhënësit të kësaj partie Dimçe Arsovski, pushtetit i është dashur gjashtë muaj të kuptojë se Janeva punën keq dhe nuk duhet të jetë në krye të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, në një intervistë televizive tha se grupet e punës nuk kanë biseduar kush do të jetë në krye të PSP-së.

Në zgjidhjen e re ligjore që e ka propozuar OBRM-PDUKM kërkohet që Prokuroria të ndahet edhe në mënyrë thelbësore edhe në mënyrë fizike nga funksionet gjyqësore./Telegrafi/