OBRM-PDUKM kërkon nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe kryetar Aleksandar Çiçakovski që siç thonë, për shkak të nepotizmit të shkarkohet sekretari i përgjithshëm, Dobre Jançev.
Njëkohësisht nga kjo parti kërkojnë të shkarkohen edhe anëtarët tjerë të LSDM-së që janë vendosur në pozicionin e kryetarit në Komisionet Komunale Zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sekretari i përgjithshëm i KSHZ-së, Dobre Jançev, në vend që të punojë për zgjedhje fer dhe demokratike, ai me çdo vendim punon në interes të partisë së tij, LSDM”, deklaroi Nevenka Stamenovska, deputete e OBRM-PDUKM-së.
Ajo shtoi se Çiçakovski dhe KSHZ menjëherë të shkarkohen siç thonë, ushtarët e LSDM-së./Telegrafi/