Telegrafi

OBRM-PDUKM kërkon rroga më të larta për mjekët

Foto: Ilustrim

Deputetët e OBRM-PDUKM-së në Kuvend kanë dorëzuar iniciativë për rritjen e rrogave të mjekëve të përgjithshëm dhe mjekëve specialist të shëndetësisë primare, sekondare dhe terciare. Nga OBRM-PDUKM kanë thënë se përmes këtij ligji do të përmirësohet statusi i mjekëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me këtë ligj parashihet rroga e mjekëve specialist të jetë 100.000 denar neto, derisa mjekët e përgjithshëm të kenë 56.000 denarë neto rrogë. Përveç ngritjes së rrogave të specializantëve dhe mjekëve të përgjithshëm, me këtë Ligj ofrojmë zgjidhje sistematike me të cilën do të përmirësohet kualiteti I kuadrit shëndetësor, kualiteti i shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe do të pengohet ikja e krerëve të shëndetësisë jashtë vendit”, deklaroi Zoran Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM.

Kjo nismë ka nxitur përplasje mes pozitës dhe opozitës. Përmes një komunikate me shkrim nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM nuk ka të drejtë të flas mbi të drejtat e mjekëve sepse kjo parti sipas tyre, për 11 vjet qeverisje ka kryer eksod ndaj sistemit Shëndetësor duke detyruar një numër të madh të mjekëve, ta lëshojnë vendin./Telegrafi/