OBRM-PDUKM kërkon që kryetari i Pustecit, Edmond Themelko, të lirohet edhe nga burgu shtëpiak, dënim që dje gjykata i caktoi dhe vendosi që të lirohet nga paraburgimi.
Në kumtesën e sotme OBRM-PDUKM thekson se Themelko për 60 ditë është mbajtur në kushte të këqija dhe është trajtuar në mënyrë jo të duhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM akuzon për gjykim të dyfishtë të gjykatave dhe paralajmron protesta për drejtësi, që do të mbahen më 3 dhjetor (e diel) në orën 18.
Themelko u arrestua para dy muajve me kërkesë të PSP-së, i cili është i akuzuar në lëndën “Titanik” për parregullsi zgjedhore.
Ndryshe, në lëndën “Titanik” akuzohen edhe Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovksi./Telegrafi/