Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska, në emër të koalicionit “Ripërtrirja e Maqedonisë”, kërkoi nga shumica qeverisëse tërheqjen e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, gjë që shkaktoi reagime negative në një pjesë të opinionit.
OBRM-PDUKM kërkon që fillimisht të organizohet një deabt publik, sepse ky propozim kufizon lëvizjen e lirë të të paimunizuarve në kushte pandemie.
Sipas opozitës, qeveria kërkon ta “kontrabandojë” këtë propozim.
Po ashtu, dje zgjidhja ligjore u hoq nga rendi i ditës pa dhënë sqarime konkrete.
“Dëshirojmë të theksojmë se gjatë ditës së djeshme ky ligj skandaloz vetëm u hoq nga rendi i ditës i seancës së 95-të të Kuvendit, gjë që nuk do të thotë se nuk mund të rikthehet në seancën e ardhshme”, tha Stojanovska./Telegrafi/