Telegrafi

OBRM-PDUKM kërkon që të caktohet një kryeprokuror me propozim të opozitës

Nikolla Micevski, koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, sot së bashku me deputetët e tjerë në konferencë për shtyp, tha se nuk do të mbështes reformat e qeverisë nëse nuk caktohet kryeprokuror i ri publik i propozuar nga ata i cili do të procedojë edhe rastin e Trajko Veljanoskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot, Gjykata ka dorëzuar kërkesë deri tek Kuvendi për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoskit.

“Më herët kishte tetë raste të heqjes së imunitetit të deputetëve dhe tani edhe një tjetër për deputet nga opozita, për të cilin nuk do të tolerojmë një sjellje të tillë. Grupi parlamentar nuk do të mbështesë ndryshimet dhe ligjet sistemike derisa qeveria të pajtohet me një prokuror të ri publik me propozimin nga opozita. Kjo ishte gjithashtu edhe kërkesë e qeverisë së tanishme për të emëruar një prokuror publik me propozim të opozitës”, tha Micevski.

Ai tha se me këtë masë partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të zemërohen dhe duhet të kuptojnë se kjo bëhet për shkak të qëndrimit të qeverisë ndaj opozitës. Ai shtoi se në këtë moment, një e katërta e deputetëve të OBRM-PDUKM-së po akuzuan./Telegrafi/