Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM kërkon që në debatin mbi Ligjin për Prokurorinë Publike të përfshihen ekspertë dhe bashkësia ndërkombëtare

OBRM-PDUKM do të merr pjesë në mbledhjen që do të ndodhë gjatë pasdite në Kuvend për Ligjin për Prokurorinë Publike. Nga kjo parti thonë se do të insistojnë në debat ku do të përfshihen ekspertë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

“OBRM-PDUKM kundërshton miratimin e një ligj kundër Kushtetutës dhe nuk do lejojë ligj që do të mundësojë prokurori të kontrolluar me qëllim Zaev të mos përgjigjet për dyshimet për krim”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Zaev ju bën thirrje deputetëve dhe OBRM-PDUKM-së të përkrahin Ligjin për Prokurori Publike

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditës së djeshme përsëri ju bëri thirrje partive politike, grupeve kuvendare të ndërmarrin përgjegjësi në miratimin e Ligjit për Prokurori Publike, për shkak se janë faktor vendimtar në të ardhmen evropiane.

Sot grupet e punës do të takohen në Kuvend në orën 16:00 për të diskutuar mbi këtë ligj. Në këtë takim të ftuar janë të gjithë grupet kuvendare./Telegrafi/

Exit mobile version