Telegrafi

OBRM-PDUKM kërkon që Ligji për Prokurori Publike të dërgohet në Komisionin e Venedikut

Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM kërkon që Propozim-ligji për Prokurori Publike, ku rregullohet statusi i PSP-së në formë tjetër, të dërgohet në Komisionin e Venedikut.

Në ndërkohë, tashmë për një kohë të gjatë nuk ka takime mes pushteti dhe opozitës në lidhje me këtë ligj ndërsa nismat nisën të jenë më pasive pasi që prokuroria e rregullt i ndërmori lëndët e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ‘Alsat’, OBRM-PDUKM insiston që edhe Ligji për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve të dërgohet në të njëjtin institucion ndërkombëtar.

Ndryshe, të dyja palët paralajmërojnë takim liderësh do të ketë kur do të përafrohen qëndrimet. Kryeministri Zaev theksoi se është e dëshirueshme që të ketë marrëveshje ka mesi i tetorit atëherë kur Këshilli i Evropës do të merr vendimin për nisjen e bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së./Telegrafi/