Grupi i këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së në Bashkinë e Shkupit, kërkon që kryetari Petre Shilegov, 100 mijë eurot e parapara për festën e Vitit të Ri, t’i dedikojë për qëllime humanitare.
Ata gjithashtu kërkojnë që të publikohen donatorët përmes të cilëve, janë siguruar 100 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shilegov të sqarojë se si nga festa pa harxhime në shesh, u mblodhën 100 mijë euro për një natë”, thonë këshilltarët e OBRM-PDUKM-së.
Ata gjithashtu kërkojnë përgjigje për procedurat e zbukurimit të qytetit, me rastin e festës së Vitit të Ri./Telegrafi/