Telegrafi

OBRM-PDUKM kërkon mbështetje për ligjin për rritje të rrogave të mjekëve (Video)

OBRM-PDUKM-ja kërkon nga pushteti të pranojë propozim-ligjin për praktikat mjekësore, me të cilin parashihet rritje e pagave për mjekët. Marija Andonovska nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se bëhet fjalë për ligj që i përfshinë të gjithë mjekët dhe specialistët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Propozim-ligji është punuar tërësisht në periudhën e kaluar, me çka ishte paraparë që ligji të propozohet në fund të mandatit të kaluar, por për shkak të situatës politike asnjëherë nuk erdhi në rend dite”, deklaroi Andonovska.

Ajo tha se ligji për praktikat mjekësore parasheh që rroga e specialistëve të jetë rreth 100 mijë denarë neto, ndërsa mjekët e përgjithshëm parashihet të marrin pagë prej 56 mijë denarë neto./Telegrafi/