Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit sot në Kuvend do të paraqesin propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për pensione dhe sigurim invalidor, me të cilën parashikohet kthimi i vjetër i ligjit me të cilën pensionistët në vitet e kaluara në mënyrë të vazhdueshme iu është rritur pensionet.
“Me këtë propozim ligj pensionistët do të marrin rritjen e merituar të pensioneve. Ata meritojnë jetë më të mirë dhe dinjitoz. Me këto ndryshime ligjore do të shfuqizohet ligji i dëmshëm i LSDM-së me të cilën iu është shkurtuar për 500 denarë mbi më shumë se 310 mijë pensionistëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga OBRM-PDUKM thonë se me ndryshimet ligjore të LSDM-së kryhet pajtueshmëria me pensionet, por jo edhe rritja reale e tyre.
Nga atje shtojnë se ndryshe nga LSDM, OBRM-PDUKM kujdeset për pensionistët. Me pranimin e këtij propozim ligjit, siç thonë nga atje, do të përmirësohet cilësia e jetesë edhe të kësaj kategorie qytetare./Telegrafi/