Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqje nga drejtorja e Klinikës së Gjinekologjisë

OBRM-PDUKM kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga drejtorja e Klinikës për gjinekologji dhe akusheri, Viktorija Jovanovska për foshnjet e vdekura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jovanovska nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë për foshnjet e vdekura, vetëm sepse është shoqe e bashkëshortes së Zoran Zaev. Ajo nuk paguhet nga qytetarët për të krijuar kaos, por për të zgjidhur problemet, por e bën të kundërtën. Në vend se të kujdeet për qëndrimet politike dhe të shkruajë kumtesa politike, ajo duhet të kujdeset të mos vdesin fëmijë tjerë. Tani shihet qartë se nuk ka kapacitet për këtë funksion dhe më e mira edhe për të edhe për pacientët është të japë dorëheqje”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version