Telegrafi

OBRM-PDUKM kërkojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski sot realizoi takim me ambasadorët e SHBA-ve, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Republikën e Maqedonisë, ku temë e bisedimeve ka qenë fushata zgjedhore dhe zhvillimi i zgjedhjeve.

“OBRM-PDUKM ka theksuar se gjatë fushatës zgjedhore janë vërejtur një sërë shkeljesh të procesit zgjedhor, incidente fizike, shtabe të demoluara, si dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore për qëllime partiak”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM, gjithahstu është theksuar nevoja e zbatimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, me ç’rast nevojitet angazhim i shtuar i institucioneve shtetërore.

“OBRM-PDUKM është e bindur se zgjedhjet lokale duhet të jenë sipas standardeve më të larta, me qëllim që Republika e Maqedonsië të vazhdojë të hapërojë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, shtohet në kumtesë./Telegrafi/