Partia opozitare OBRM-PDUKM e Hristian Mickoskit ka mbaruar mbledhjen e komitetit qendror nga ku edhe kanë dalë me qëndrim, nëpërmjet nënkryetarit Aleksandar Nikolloski, ku kanë kërkuar largimin e kryeprokurorit të Maqedonisë, Ljubomir Joveski dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje, sipas Marrëveshjes së Përzhinos, me 100 ditë qeveri zgjedhore, njoftn Telegrafi Maqedoni.
Nikolloski gjithashtu tha se partia e tij kërkon ndaljen e presioneve në administratë, përndjekjen e parregullsive para, gjatë dhe pas referendumit.
OBRM-PDUKM tha se duhet që sipas Marrëveshjes së Përzhinos në Maqedoni duhet të bie qeveria dhe MPB, MF dhe MPPS t’i udhëheq OBRM-PDUKM-ja.
Kjo parti gjithashtu vendosi edhe për strukturat zgjedhore që do të udhëhiqen nga kreu i lartë i partisë. /Telegrafi/