Telegrafi

OBRM-PDUKM: Kërkojmë mbledhje urgjente të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri

OBRM-PDUKM kërkon mbledhje urgjente të komisionit për mbrojtje dhe siguri. Ndërkaq, presidenti Pendarovski vlerëson se nuk ka nevojë për mbledhjen e këshillit të sigurisë

OBRM-PDUKM kërkon nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski menjëherë të paraqitet në seancën e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të thirrur nga kjo parti për siç thonë nga kjo parti, pa aftësinë e tij për menaxhuar me bombat, në të kundërtën kërkojnë dorëheqjeje.

”Menjëherë në Kuvend, së bashku me kolegët tjerë, kam kërkuar seancë urgjente të Komisionit për mbrojtje dhe siguri, të cilës do t’i referohet ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Spasovski është më i thirruri për t’u marrë me problemin dhe përderisa është i pa aftë të japë dorëheqje dhe të kërkojë ndihmë nga miqtë tanë ndërkombëtarë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndërkaq Presidenti i vendit Stevo Pendarovski vlerëson se nuk ka nevojë për thirrjen e Këshillit të Sigurisë . Sipas tij, të gjitha organet kompetente maksimalisht janë angazhuar dhe nuk lejojnë asnjë shanse që dikush të vendos ndonjë mjet shpërthyes në shkolla.