Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Kërkimfalja e Kaevskit nuk e arsyeton gabimin me poezitë të mbushura me ofendime

Pas daljes në dritë të skandalit me poezitë ofenduese që përmbanin mesazhe seksiste dhe albanofobike ka reaguar edhe OBRM-PDUKM-ja opozitare, duke e cilësuar këtë si një skandal i pa falshëm, edhe pse drejtori Darko Kaevski kërkoi falje ndaj publikut, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Kërkojmë përgjegjësi nga Kaevski rreth publikimit të këtyre poezive. Pse nuk ka rishikuar tekstin e poezive kur emri i tij qëndron si redaktor përgjegjës. Pse nuk i ka dënuar autorët dhe pse nuk i ka larguar poezitë? Kërkimfalja e tij nuk e arsyeton gabimin me ofendime seksiste dhe albanofobike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Përndryshe Kaevski kërkoi falje më herët dhe tha se do të tërhiqen të gjithë librat që kanë këtë përmbajtje.

Partitë shqiptare nuk kanë reaguar ende, edhe pse ofendohen shqiptarët. /Telegrafi/

Exit mobile version