Telegrafi

OBRM-PDUKM: Kemi regjistruar parregullsi të shumta, do të njoftohet bashkësia ndërkombëtare

Zyrtar nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp në lidhje me procesin zgjedhor, u ankuan për parregullsi të shumta, ndërsa shtuan se për këtë do të njoftohet edhe bashkësi ndërkombëtare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në Ohër janë paraqitur fletëvotime të Karposhit. Gjithë këto parregullsi janë bërë në dëm të OBRM-PDUKM-së dhe do të njoftohen për këtë ndërkombëtarët”, thanë nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, sipas informacioneve të para jozyrtare, OBRM-PDUKM ka humbur zgjedhjet në disa komuna që në rrethin e parë./Telegrafi/