OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj intervistës së prokurores speciale, Katica Janeva, ku thotë se Grueski do të përgjigjet për akuzat që janë ngritur ndaj tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, intervista e Janevës është krejtësisht e njëjtë me ato të konferencave të LSDM-së. Nevenka Stamenkovska nga OBRM-PDUKM-ja tha se Katica Janeva tregoi se PSP-ja funksionon vetëm si një organizatë komunale e LSDM-së dhe se i zbaton urdhërat e Zaevit.
Stamenkovska tha se të gjitha lëndët e PSP-së janë raste politike të porositura pa ndonjë dëshmi./Telegrafi/