Telegrafi

OBRM-PDUKM: Katica Janeva nuk dëshiron që të bashkëpunojë me Prokurorinë

Dëshmia e djeshme e prokurores Katica Janeva është dëshmi se hetimi për krimin milionësh për rastin “Haraçi” është i kompromentuar, vlerësojnë nga OBRM-PDUKM.

Opozita nëpërmes një kumtese e kritikon Janevën për atë se ka dhënë dëshmi në prezencë të avokatit.

“Avokati i saj njëkohësish në mënyrë ligjore procedon edhe një nga rastet e shënjestruar në rastin PSP-së “Perandoria”. Ky është një ofendim për çdo qytetarët të ndershëm i cili pret drejtësi në Maqedoni dhe që dëshiron që vendin tonë ta shikoj si një tregim të mirë. Është e qartë se Janeva nuk dëshiron që të bashkëpunojë me prokurorinë. Është e qart se ajo është në anën e mbrojtjes së oktapodit kriminal të kriminelit të falur të Zoran Zaevit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Partia opozitar OBRM-PDUKM këkron zbardhjen e tërësishme të rastit dhe që hetimet të zgjerohen edhe personat tjerë./Telegrafi/