OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese vlerëson se kandidatët e LSDM-së për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale nuk do të sjellin asnjë përfitim për qytetarët.
Në reagim nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM-ja ka ofruar kandidatë që janë të përfshirë në afera dhe nuk kanë asnjë projekt të realizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas OBRM-PDUKM-së, kandidatët si Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Filip Temellkoski dhe Zllato Marin, nuk kanë asgjë të re që t’ju ofrojnë qytetarëve.
“Pakënaqësia dhe dëshpërimi i kandidatëve mund të shihet edhe në anëtarësinë e LSDM-së. Hapur është kritikuar kuadri politik i LSDM-së, edhe nga ana e personave publik të cilët deri tani kanë mbështetur “Revolucionin laraman”. Dhënia e premtimeve të rrejshme është karakteristika kryesore e gjithë kandidatëve të LSDM-së, ndrësa kur vijnë në pushtet tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/