Telegrafi

OBRM-PDUKM ka vërejtje në 120 faqe për Ligjin e ri për PSP-në

OBRM-PDUKM ka shkruar vërejtje në 120 faqe për Ligjin e ri për Prokurorinë Speciale.

Kryesuesi i grupit punues të OBRM-PDUKM-së, Toni Menkinovski nëpërmjet një konference për shtyp i ceku vërejtjet rreth ligjit të ri për PSP-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të hënën i dhamë vërejtjet e Propozim-ligjit për PSP që është propozuar nga Qeveria. Ato vërejtje ishin në 120 faqe. Ai ligj nuk përmban elementet kryesore që duhet t’i ketë çdo ligj, dhe nuk janë përpunuar shumë tema të rëndësishme, që janë të rëndësishme për këtë institucion në Republikën e Maqedonisë. Procesi vazhdon. Parimi i parë është parim për zbatimin e plotë të standardeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me prokurorinë. Pjesa e dytë është gjithashtu e rëndësishme, kërkesa si parim të formohet repart që do ta ndjek praktikën e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, dhe e njëjta të zbatohet në punën e PThP-së”, thotë Toni Menkinovski.

Ai shtoi se parimi i tretë është llogaridhënie dhe efektivitet në luftimin kundër korrupsionit./Telegrafi/