Anëtarët e OBRM-PDUKM në komisionin “ad hoc”, Cvetin Çilimanov dhe Slagjana Dimisjkova i kanë refuzuar kandidaturat e ekspertëve Ilir Ajdini dhe Petrit Saraçini për komisionin “ad hoc” për kontroll të mediave, ka publikuar Libertas, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për kandidatin e pestë të këtij trupi i cili edhe pritet të ketë rol vendimtar dhe duhet të jetë shqiptar.
Përndryshe sot përfundon afati për zgjedhjen e kandidatit të pestë./Telegrafi.