Telegrafi

OBRM-PDUKM: Janeva dhe PSP zbatojnë urdhëra politike

Partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj konferencës së sotme të PSP-së, ku u publikuan tre lëndë të reja, të cilat dalin nga përgjimet e paligjshme.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Katica Janeva dhe Prokuroria Speciale janë kthyer në karikaturë dhe se po zbatojnë vetëm urdhëra politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në situatën kur ekonomia është në kolaps dhe qeveria e Zaevit është e paaftë të realizojë premtimet, është e pritur të aktivizohet PSP-ja mandati i së cilës ka kaluar në qershor të vitit të kaluar”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se paniku i LSDM-së nuk duhet të miratohet me sjellje joserioze dhe joligjore.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme PSP-ja prezantoi tre lëndë të reja me emrat “Regjistrimi”, “Aktori” dhe “Të fortët”, ku ish-kryeministri Nikolla Gruevski sërish gjendet në mesin e të dyshuarve./Telegrafi/

Lexo po ashtu PSP-ja hap lëndë të reja, i dyshuar edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti (Video)