Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, ka akuzuar pushtetin se po mbushin kutitë e votimit në Komunën e Sarajit.
Ai në Facebook ka shkruar se pushteti është i pafuqishëm dhe ka falsifikuar vullnetin e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pushteti është i pafuqishëm dhe është angazhuar për falsifikim të vullnetit të qytetarëve. Eksiztojnë dyshime serioze për mbushjen e kutive në Komunën e Sarajit, gjegjësisht në Laskarcë dhe Radushë. Ka rritje drastike të daljes deri në orën 15:00, madje më e madhe në krahasim me gjithë ciklet zgjedhore”, shkruan Janushev.
Ai ka shtuar se “kjo vjedhje e vullnetit të popullit nuk do të kalojë”./Telegrafi/