Telegrafi

OBRM-PDUKM: Janë dorëzuar kontaktet dhe dakorduar takimet

Obligimet e OBRM-PDUKM-së janë përmbushur, janë dorëzuar kontaktet dhe janë rregulluar takimet, pas së cilës Qeveria duhet të bëjë rregullimin e sasive të gazit dhe të naftës, thonë nga partia opozitare.

Ndër propozimet që OBRM-PDUKM i ka paraqitur Qeverisë është që energjia për funksionimin e TC Negotinë të sigurohet me çmime më të lira se çmimet e bursës, ndërsa rryma që do të prodhohet t’i jepet ekonomisë, në mënyrë që të kursehen vendet e punës.

Ata gjithashtu propozojnë që të sigurohen burime për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes nga TE-TO Shkup. Energjia elektrike do të përdoret nga qytetarët dhe industria në tregun e rregulluar, ndërsa ngrohjen ata përdorues që paguajnë faturat në BEG.

Është kërkuar që të gjitha kompanitë publike që merren me aktivitete komunale dhe menaxhuese të ujërave të kalojnë nga tregu i lirë në tregun e rregulluar./Telegrafi/