Telegrafi

OBRM-PDUKM: Jakimovski dhe Çavkov janë viktima të rasteve të montuara politike

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se pushteti për dy vite po shkel dhe uzurpon të drejtën, ligjet dhe institucionet.

Nga kjo parti thonë se Stevçe Jakimovski dhe Mitko Çavkov janë viktima të rasteve të montuara politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja sikur në pazar bëri tregti me votat e deputetëve. Zaev në stilin e tij të njohur degradoi shtetin e së drejtës, shkeli Kushtetutën dhe ligjet, si dhe errësuan fatet e githa familjeve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se kandidatja e tyre Godrana Siljanovska-Davkova do të fitojë në zgjedhjet presidenciale dhe kjo do të jetë arsye për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Telegrafi/