Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja vendosi që kongresi i partisë të mbahet këtë fundjavë

Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së në seancë diskutoi për kërkesën publike të disa funksionarëve aktual të partisë, të cilët kërkuan që kongresi i jashtëzakonshëm për zgjedhje të kryetarit të ri të shtyhet.

Nga partia maqedonase opozitare thonë se iniciativa për shtyrjen e kongresit nuk mori mbështetje në Komitetin Qendror dhe i njëjti vendosi që kongresi i 16-të i partisë të mbahet më 22 dhe 23 dhjetor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në seancë sot është vendosur që OBRM-PDUKM të vazhdojë të ndërmerr hapa, me të cilët do të tërheq vëmendjen e publikut vendor dhe ndërkombëtar për siç thonë, sjelljet jodemokratike të pushtetit.

Sekretari i përgjithshëm i partisë, Hristijan Mickovski, konsiderohet si favorit për kryetar të OBRM-PDUKM-së, ndërsa kandidaturë deri tani ka dorëzuar vetëm Filip Petrovski./Telegrafi/