Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja i bëri thirrje LSDM-së për t’u pajtuar që të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, duke shtuar që para qytetarëve të ofrohet ”Platforma e Tiranës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas OBRM-PDUKM-së, miratimi i një rezolute të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Maqedoni në periudhën 1912-1956 paraqet dënim të luftës së ASNOM-it që sipas tyre, luftuan për lirinë e vendit.
OBRM-ja konsideron se një qeveri e re nga LSDM-ja do të jetë kundër vullnetit të qytetarëve për të shpallur gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj si gjuhë zyrtare. OBRM-PDUKM-ja zotohet se nuk do të lejojë vendime në kundërshtim me interesat kombëtare./Telegrafi/