Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja thotë se Ruskovska e ngadalëson hetimin për “Haraçin”

OBRM-PDUKM-ja opozitare ka vazhduar me reagimet lidhur me lëndën “Haraçi” duke thënë se në kushte normale deputeti Aleksandar Kiracovski duhet të ishte në burg deri tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dita ditës, Vilma Ruskovska e zhagit hetimin për haraçin milionës për t’i mbrojtur porositësit e kësaj lënde. Katër muaj i duheshin Ruskovskës që të thirr në pyetje deputetin Kiracovski” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Përndryshe, sot kryetari i kësaj partie dhe përfaqësuesit ligjor do të duhet të takohen me përfaqësues të pushtetit për të biseduar për ligjin e ri për Prokurorinë Themelore Publike. /Telegrafi/