OBRM-PDUKM-ja akuzon qeverinë për shmangie të debatit për marrëveshjen me Greqinë.
Deputetit i kësaj partie, Dragan Danev, tha se Komisioni për Punë të Jashtme është kompetent për rishikimin e marrëveshjes dhe jo Komisioni për Çështje Evropiane, i cili miratoi marrëveshjen me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Danev tha se do të kërkojnë mendim edhe nga Komisioni i Venedikut për konfirmimin e natyrës ligjore të kësaj marrëveshje.
Përndryshe, pritet që sot deputetët e shumicës parlamentare në Kuvend ta ratifikojnë marrëveshjen dhe më pas e njëjta të dërgohet tek presidenti i shtetit./Telegrafi/