Telegrafi

OBRM-PDUKM-ja do të fillojë bisedimet me BDI-në

OBRM-PDUKM-ja do të fillojë bisedimet me BDI-në për formimin e Qeverisë së re. Bisedimet do të zhvillohen në nivel të lartë mes Ahmetit dhe Gruevskit, informon televizioni Telma. Sipas tyre partitë nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” në takimin e sotëm i kanë dhënë mbështetje liderit Nikolla Gruevski, por një pjesë e tyre kanë kërkuar nga ai që mos ta pranojë platformën e partive shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga BDI për Telma thonë se, fillimi i bisedimeve nuk do të thotë marrëveshje për koalicionim. Sipas tyre gjithçka do të varet nga kërkesat e pranuara dhe refuzuara. Ahmeti do të kërkojë nga Gruevki që gjuha shqipe të zyrtarizohet, të hapet debat për flamurin dhe himnin, të zgjidhet çështja e emrit, ndarje të barabartë të buxhetit, vazhdim të mandatit të PSP-së, sjellje të rezolutës në Kuvend me të cilën dënohet gjenocidi mbi shqiptarët. Televizioni Telma njofton se OBRM-PDUKM pret bisedime të vështira./Telegrafi/